Mbi dy dekada përvojë në realizimin e projekteve infrastrukturore me cilësi të lartë në të gjithë Kosovën

“RSM COMPANY” sh.p.k. fillimisht u themelua në vitin 1995 në Tiranë, Shqipëri. Në vitin 2001 hapi filialin e saj në Prishtinë, Kosovë, ndërsa që nga viti 2005 baza ndodhet në Prishtinë, kurse filiali vazhdon të operojë në Tiranë. Aktualisht ështe njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit të rrugëve, hidrocentraleve, mirëmbajtjes, sinjalistikës vertikale & horizontale. E njohur për punët dhe shërbimet e saj profesionale me cilësi të lartë vazhdon të sjellë konkurrencë të mirëfilltë në treg duke rritur nivelin më të lartë të mundshëm me anë të ngritjes së cilësisë së punëve dhe shërbimeve.

Menaxhimi i punimeve është i organizuar përmes disa departamenteve, të cilat janë:

Departamenti i Ndërtimtarisë së Ulët (rrugë, kanalizim, ujësjellës, elektrikë),
Departamenti i Sinjalistikës,
Departamenti i Mirëmbajtjes së Rrugëve dhe Departamenti i Hidrocentraleve.

Makineritë që posedon Kompania janë të këtyre llojeve:

Gurëthyes, impiant betoni, kamion-cementi, eskavatorë (me çekiç dhe me kovë), grejderë, cilindra, kamionë, kamioneta, gjeneratorë, pirunë, freza asfalti, makinë për prodhimin e tabelave rrugore, makinë për vendosjen e barrierave anësore, makinë për vijëzim, kompresorë etj.